SPORT

Artikull

700 km sfidë mbi dy rrota: “Danubi Ultra” nis më 30 gusht

700 km sfidë mbi dy rrota: “Danubi Ultra” nis më 30 gusht

FOTO: Dunav Ultra

Madhësia e shkronjave

Rreth 110 çiklistë nga Bullgaria dhe Rumania do të përshkojnë itinerarin 700 kilometra të gjatë në edicionin e 13-të të turit çiklistik “Danubi Ultra: Odiseja 2026”. Pjesëmarrësit do të nisen më 30 gusht nga qyteti Vidin, tha për BTA krijuesi dhe organizator i nismës, Boris Begamov.

Aktiviteti nuk ka karakter garues. Çdo pjesëmarrës zgjedh ritmin e tij dhe mund ta përfundojë sfidën në një format 48-orësh, ose brenda 5 apo 7 ditësh. Pika e fundit e itinerarit është fshati Durankullak. Mes çiklistëve që do të përshkojnë itinerarin përgjatë rrjedhës së Danubit janë profesorja 82-vjeçare Antoaneta Momçillova, çiklistja rumune Oana Trif, si dhe Iskren Ivanov nga Dobriçi. Në vitin 2023, Ivanov përshkoi 700 kilometrat e itinerarit për 28 orë dhe këtë herë do të përpiqet të përmirësojë rekordin e tij personal.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova