Artikull
Vetëm një ndeshje e ndan Grigor Dimitrovin nga turneu kryesor i US Open
Grigor Dimitrov
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Grigor Dimitrov u klasifikua për raundin e fundit të kualifikueseve të US Open në Nju Jork, pasi mposhti me rezultatin 7:6 (5), 6:4 tenistin nga Kazakistani, Timofej Skatov. Fitorja nuk ishte e lehtë për Dimitrovin. Në setin e parë atij iu desh të luante tajbrejk, ndërsa në setin e dytë arriti të bëjë një thyerje që në gejmin e tretë dhe më pas e ruajti avantazhin deri në fund të ndeshjes.
Për një vend në fazën kryesore të turneut të fundit Grand Slam të vitit, Grigor Dimitrov do të përballet me Otto Virtanen nga Finlanda.
Arritja më e mirë e tenistit bullgar në US Open është gjysmëfinalja e vitit 2019.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova