Artikull
Parashikimi i motit për 28 gushtin 2026
Po vjen freskimi i motit, me reshje në disa zona
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës, pas një përmirësimi të përkohshëm të motit, nga verilindja vranësirat do të shtohen përsëri. Deri në mëngjes, vranësira më të dendura do të ketë në zonat veriore dhe lindore të vendit. Rreth mesnatës dhe pas saj, në disa zona të veçanta në pjesët lindore dhe qendrore të vendit do të ketë reshje shiu. Në Bullgarinë Lindore dhe Veriore do të fryjë erë mesatare nga veriu-verilindja.
Të premten, nga verilindja do të depërtojë ajër më i freskët. Vranësira të dendura do të ketë mbi Fushën e Danubit dhe në pjesët qendrore të vendit. Në disa zona të pjesës qendrore dhe juglindore do të ketë reshje shiu, ndërsa në pjesën qendrore jugore do të ketë edhe bubullima. Në Bullgarinë Verilindore, që në orët e mëngjesit vranësirat do të pakësohen dhe moti do të jetë me diell. Pasdite, në zonat juglindore moti do të jetë kryesisht me diell. Në Bullgarinë Jugperëndimore, gjatë gjithë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-verilindja, ndërsa në zonat lindore përkohësisht do të jetë e fortë. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 23 deri në 28°C në zonat veriore dhe lindore, deri në 34°C në Bullgarinë Jugperëndimore, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 29°C.
Në malet më e dendur do të jetë vranësira mbi malet Stara Pllanina dhe Stranxha, ku në disa zona do të ketë reshje shiu. Mbi malin Rodopa do të zhvillohen vranësira të dendura, të shoqëruara me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Kryesisht me diell do të jetë moti mbi masivet malore të Bullgarisë Jugperëndimore. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi, ndërsa në pjesët më të larta malore do të jetë e fortë. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 22°C, ndërsa në 2000 metra rreth 14°C.
Në bregdetin e Detit të Zi, para mesditës do të ketë më shumë vranësira dhe në bregdetin jugor do të ketë reshje shiu. Pasdite moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë mesatare dhe përkohësisht e fortë nga veriu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 23°C deri në 26°C, ndërsa temperatura e ujit të detit do të jetë 25-26°C. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 3 ballë.
Të shtunën era do të qetësohet dhe mëngjesi do të jetë i freskët. Në disa zona lindore dhe në fushëgropat malore, para mesditës do të ketë vranësira të ulëta ose mjegull të përkohshme. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe temperaturat do të fillojnë të rriten. Temperaturat maksimale do të jenë nga 29°C deri në 34°C.
Të dielën në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite, mbi Bullgarinë Perëndimore do të zhvillohen vranësira të dendura dhe në disa zona do të ketë reshje të shkurtra shiu, të shoqëruara me bubullima. Temperaturat gjatë ditës do të rriten më tej.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova