Nikolla Collov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Piloti bullgar Nikolla Collov kaloi me sukses testin me një makinë të Formula 1 në pistën legjendare “Imola”. Ai drejtoi makinën Racing Bulls VCARB 02 dhe, pak para orës 13:00 sipas orës bullgare, arriti objektivin e vendosur: të përshkonte 300 kilometrat e nevojshëm. Me këtë rezultat, ai siguroi superlicencën që i nevojitet për të marrë pjesë në garat e Formula 1, raportoi BGNES. Talenti 19-vjeçar bullgar arriti gjithashtu të përmirësonte kohën e tij më të mirë në këtë pistë, duke regjistruar 1 minutë e 17.67 sekonda.
Ky test i suksesshëm është një hap i rëndësishëm në karrierën e Nikolla Collovit, i cili tashmë konsiderohet një nga pilotët e rinj më premtues në motorsport. Aktualisht, ai kryeson kampionatin e Formula 2.
Marrja e superlicencës i jep Collovit mundësinë të garojë në provat e lira të Formula 1.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova