Artikull
Ujëvara Kara In në rajonin e qytetit Karxhali shpallet monument natyror
Ujëvara Kara In
FOTO: varnamaps.eu
Madhësia e shkronjave
Një zonë e re e mbrojtur, e quajtur “Ujëvara e Krijimit – Kara In”, u shpall me urdhër të ministres së mjedisit dhe ujërave, Rosica Karamfillova. Ajo është klasifikuar si “monument natyror” dhe ndodhet në territorin e fshatit Dollna Kulla, në bashkinë Krumovgrad, rajoni i Karxhalisë, njoftoi Ministria e Mjedisit.
Qëllimi i shpalljes së kësaj zone të re të mbrojtur është ruajtja e ujëvarës, e cila përbën një veçori të spikatur të natyrës dhe dallohet për formacionet e saj karakteristike shkëmbore.
FOTO: Ministria e Ambientit Rrethues dhe e Ujërave
Në territorin e monumentit natyror, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 3,02 dynymësh, ndalohen veprimtaritë që mund të dëmtojnë ose të shkatërrojnë pamjen dhe gjendjen natyrore të ujëvarës, formacionet shkëmbore karakteristike dhe zonën përreth tyre.
Lexoni më shumë për këtë rajon piktoresk të Bullgarisë në botimet tona të mëparshme:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova