Lajm
“Vjen drejt meje” – një nga këngët më emocionuese nga Grafa
Martë 6 Tetor 2026 08:00
Martë, 6 Tetor 2026, 08:00
FOTO: YouTube /GRAFA
Madhësia e shkronjave
Edhe një këngë tjetër nga albumi “Sinergjia” nga Grafa është prezantuar me një videoklip zyrtar. “Vjen drejt meje” është krijuar vite më parë për këngëtaren Marija Ilieva, por më vonë muzikanti filloi ta interpretonte atë në koncertet e tij. Kënga mori një reagim shumë pozitiv nga publiku, gjë që i siguroi një vend në albumin “Sinergjia”, të publikuar në maj të vitit 2025 dhe të ribotuar këtë verë në vinil dhe në USB.
Koncepti vizual është ndërtuar tërësisht rreth pranisë së aktores së re Paolla Maravilja, e cila tashmë ka fituar çmimin “Ikar” për debutimin dhe është nominuar për çmimin “Askeer” në kategorinë “Talent i ri”. Subjekti i videoklipit ndjek linjën e këngës – e qetë, personale dhe e mbushur me emocion.
Me premierën e “Vjen drejt meje” përmbyllet edhe seria e videove të albumit “Sinergjia” – secila prej dhjetë këngëve të albumit tashmë ka interpretimin e saj vizual, përmes të cilit i është prezantuar publikut.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello