SPORT

Lajm

12 mijë pjesëmarrës nga 70 vende do të garojnë në Maratonën e Sofjes 2026

Martë, 6 Tetor 2026, 05:05

12 mijë pjesëmarrës nga 70 vende do të garojnë në Maratonën e Sofjes 2026

FOTO: https://sofiamarathon.bg

Madhësia e shkronjave

Mbi 12 000 persona nga 70 vende kanë konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e 43-të të Wizz Air Sofia Marathon, që do të zhvillohet më 10 dhe 11 tetor në kryeqytetin bullgar. Kështu, ngjarja më e madhe sportive e Sofjes arrin përmasa të krahasueshme me maratona si ato të Bolonjës, Bryzhit, Seviljes, Lidsit, Edinburgut dhe të tjera, njoftojnë organizatorët. 

Gati 2000 të huaj figurojnë në listën e startit, që është 50% më shumë krahasuar me edicionin e mëparshëm, ndërsa numri i përgjithshëm i garuesve të regjistruar në vitin 2026 është dy herë më i lartë se në secilin prej dy viteve të fundit. 

Të shtunën janë planifikuar garat në 5 km dhe 10 km, ndërsa të dielën do të zhvillohen gjysmëmaratona dhe maratona klasike prej 42,195 km. 

"Këtë vit presim rreth 25 atletë elitarë nga kombësi të ndryshme. Rezultatet personale të tetë prej tyre variojnë mes 2 orë e 9 minuta dhe 2 orë e 15 minuta. Nëse kushtet janë të favorshme dhe gara zhvillohet mirë, mund të presim edhe një rekord të ri të pistës", komentoi drejtoresha sportive e maratonës, Milica Mirçeva.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva