Kapaciteti i gazit nga Greqia drejt Bullgarisë është rritur me 30% këtë vit

Hënë, 5 Tetor 2026, 15:59

Iva Petrova

Iva Petrova

FOTO: Ministria e Energjisë

Madhësia e shkronjave

Në një intervistë për median greke ekonomike “Powergame” (Powergame.gr), të publikuar sot, Ministrja e Energjisë Iva Petrova deklaroi se Korridori Vertikal i Gazit po forcohet dhe po hap rrugë të reja energjetike për Evropën Juglindore. Sipas saj, kapaciteti i transmetimit të gazit natyror nga Greqia drejt Bullgarisë është rritur me rreth 30% këtë vit, duke arritur në 93 gigavat-orë në ditë, njofton BTA.

Petrova thekson se hapi i ardhshëm i rëndësishëm është që Korridori Vertikal të funksionojë jo si një grup projektesh të veçanta kombëtare, por si një sistem rajonal i unifikuar dhe plotësisht i ndërlidhur.

Në intervistë, Petrova nënvizon rëndësinë e interkonektorit të gazit Greqi-Bullgari dhe të infrastrukturës greke të gazit natyror të lëngshëm (LNG) për diversifikimin e furnizimeve. Sipas saj, ato i sigurojnë Bullgarisë qasje në gazin nga Azerbajxhani përmes Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP), si dhe në furnizime me LNG përmes Greqisë.

Zhvillimi i Korridorit Vertikal mundëson që këto sasi gazi të arrijnë edhe në Serbi, Rumani, Moldavi, Ukrainë dhe Hungari, thekson Petrova.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva