Ekipi bullgar fitoi 5 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë

Martë, 6 Tetor 2026, 08:46

Ekipi bullgar fitoi 5 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë

FOTO: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Madhësia e shkronjave

Nxënës bullgarë arritën një sukses të jashtëzakonshëm në Olimpiadën e 19-të Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës (IOAA), e cila u zhvillua në Hanoi të Vietnamit. Pesë përfaqësuesit e Bullgarisë fituan medalje: dy të arta, dy të argjendta dhe një të bronztë, duke konkurruar me rreth 320 nxënës nga dhjetëra vende të botës, njofton Ministria e Arsimit.

Medaljet e arta u fituan nga Mirosllav Draganov i Gjimnazit të Profilizuar të Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Burgas dhe Svetosllav Arabov i Gjimnazit Matematikor në Varna. Me medalje të argjendta u kthyen Martin Nedev nga Gjimnazi i Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Haskovo dhe Krasimir Stankov nga Gjimnazi Matematikor në Ruse, ndërsa Anton Stojanov nga Gjimnazi Matematikor në Varna fitoi medaljen e bronztë.

Gjatë garës, astronomët e rinj kaluan nëpër tre raunde: teorik, vëzhgues dhe analizë të të dhënave, ku demonstruan njohuritë dhe aftësitë e tyre praktike.

Udhëheqës të ekipit kombëtar bullgar janë Nikolla Karavasilev nga Unioni i Astronomëve në Bullgari dhe Mirosllav Radomirov nga Fakulteti i Fizikës i Universitetit të Sofjes.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva