Lajm
Jotova – Vëllçev kryesojnë me 23,2% ndaj Gjurov – Kandev në garën presidenciale
Martë 6 Tetor 2026 15:05
Martë, 6 Tetor 2026, 15:05
FOTO: rctrend.bg
Madhësia e shkronjave
Kandidatura e përbashkët e Ilijana Jotovës dhe Kiril Vëlçevit për president dhe nënpresidentmbështetet nga 47,8% e qytetarëve që deklarojnë se do të votojnë në zgjedhjet presidenciale të 25 tetorit, sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”.
Në vendin e dytë renditen ish krye ministri i përkohshëm, Andrej Gjurov, dhe sekretari i përgjithshëm në detyrë i Ministrisë së Brendshme në qeverinë e tij, Georgi Kandev, me 24,6% të mbështetjes.
Në vendin e tretë janë kandidatët e partisë “Vëzrazhdane” (“Rilindja”), Kostadin Kostadinov dhe Petër Vollgin, me 9,7%.
Sipas sondazhit, 38% e bullgarëve deklarojnë se janë të sigurt se do të votojnë në zgjedhjet presidenciale, ndërsa 20% ende nuk e kanë marrë vendimin.
Sondazhi tregon se gjatë muajit të fundit nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme në mbështetjen elektorale për partitë. “Bullgaria Progresive” vazhdon të jetë forca me mbështetjen më të madhe, me 40,8%, e ndjekur nga GERB me 14,2%, “Po e vazhdojmë ndryshimin” me 7,6%, “Bullgaria Demokratike” me 6,5%, DPS me 6,2% dhe “Vëzrazhdane” me 5,7%.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Redaktoi Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitova