Lajm
Bullgaria mbështet “Vizionin e Kiotos për një epokë të artë të shkencës”
Martë 6 Tetor 2026 15:27
Martë, 6 Tetor 2026, 15:27
FOTO: mon.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgaria u bë pjesë e grupit prej 16 shtetesh që mbështetën “Vizionin e Kiotos për një epokë të artë të shkencës”, gjatë forumit ndërkombëtar “Shkenca dhe Teknologjia në Shoqëri”, i zhvilluar në qytetin japonez të Kiotos, njoftoi Ministria Bullgare e Arsimit dhe Shkencës.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet përdorimit të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale në kërkimin shkencor, si dhe mundësisë që shkencëtarët të kenë akses në pajisje dhe mjete moderne, të dhëna shkencore, burime të fuqishme kompjuterike dhe infrastrukturë për kryerjen e eksperimenteve. Një tjetër përparësi është përgatitja e brezit të ardhshëm të shkencëtarëve, përmes mbështetjes së studiuesve që janë në fillimet e karrierës së tyre dhe ofrimit të mundësive për trajnim praktik.
“Mbështetja për “Vizionin e Kiotos” është në përputhje me përpjekjet e Bullgarisë për modernizimin e sistemit kombëtar të kërkimit shkencor, zhvillimin e infrastrukturës shkencore, mbështetjen e studiuesve të rinj dhe përdorimin e inteligjencës artificiale dhe teknologjive digjitale për të rritur cilësinë e kërkimit shkencor”, thekson Ministria Bullgare e Arsimit dhe Shkencës.
Redaktoi Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova
- #shkencë
- #akses
- #inteligjenca artificiale
- #teknologji digjitale
- #shkencëtar
- #kërkime shkencore
- #shkencëtarë të rinj
- #“Vizioni i Kiotos për një epokë të artë të shkencës”
- #Ministria Bullgare e Arsimit dhe Shkencës
- #akses në pajisje dhe mjete moderne
- #eksperimente
- #trajnim praktik
- #brezi i ardhshëm i shkencëtarëve
- #cilësia e kërkimit shkencor
- #rritja e cilësisë së kërkimit shkencor