Lajm
Edicioni i 20-të i festivalit “Arti i Barokut” hapet në Sofje
Mërkurë 7 Tetor 2026 06:07
Mërkurë, 7 Tetor 2026, 06:07
FOTO: facebook.com/sofia.baroque.arts.festival
Madhësia e shkronjave
Festivali Ndërkombëtar “Arti i Barokut” hapet sonte në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje me shfaqjen “Dashuri pas stuhisë”, të ansamblit britanik “Sarabande”. Edicioni jubilar i 20-të mbledh interpretues të muzikës së lashtë nga Britania e Madhe, Italia, Polonia, Izraeli, Holanda, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Bullgaria. Programi ndjek zhvillimin e kësaj muzike nga Mesjeta deri në periudhën e barokut të vonë.
Për herë të parë, në kuadrin e festivalit të vetëm në Bullgari kushtuar muzikës së lashtë, do të organizohet edhe një konkurs i muzikës së dhomës, ku do të marrin pjesë ansamble rinore dhe profesioniste nga Bullgaria dhe jashtë saj. Përveç koncerteve me pjesëmarrjen e muzikantëve të njohur, gjatë festivalit do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera, mes tyre vallëzime baroke me hyrje të lirë, një workshop për këndimin barok, koncerte edukative dhe koncerte me kauzë në mbështetje të të moshuarve.
Programi kryesor koncertor i “Artit të Barokut” do të përfundojë më 20 nëntor me “Stabat Mater” të Giovanni Battista Pergolesit, interpretuar nga ansambli italian “Il Pomo d’Oro”, nën drejtimin e koncertmaestres Zefira Vëllova. Solistë do të jenë sopranoja Madison Nonoa dhe kontratenori Cameron Shahbazi.
Redaktoi Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitova