Lajm
Festivali i arteve “Port Prim Art Fest”
Krijues të zhanreve të ndryshme prezantojnë veprimtarinë e tyre
Mërkurë 7 Tetor 2026 07:59
Mërkurë, 7 Tetor 2026, 07:59
FOTO: portprim.bg
Madhësia e shkronjave
Festivali i arteve “Port Prim Art Fest” rikthehet për të nëntin vit në qytetin bregdetar të Burgasit. Nga 7deri më 10 tetor, publiku do të ketë mundësi të ndjekë “një gamë të gjerë aktivitetesh artistike interesante dhe bashkëkohore”, siç njoftojnë organizatorët.
Për këtë ngjarje kulturore në Burgas do të mbërrijnë krijues të njohur e të dashur për publikun, mes tyre shkrimtarët Maria Kasimova-Moase, Georgi Toshev dhe Georgi Millkov, si dhe muzikantët Mario Hosen - violinë, Kristina Miler - piano dhe Klaudiush Baran - bandoneon.
FOTO: BTA - arkiv
Edicionin e nëntë të festivalit do ta hapet me një ekspozitë e përbashkët të shtatë piktorëve bashkëkohorë bullgarë në Galerinë e Arteve të Burgasit “Petko Zadgorski”. Ekspozita sjell breza dhe qasje të ndryshme artistike – nga piktura klasike në vaj dhe grafika, deri te vepra konceptuale të realizuara me metal, qeramikë dhe ndryshk.
Programi i festivalit përfshin gjithashtu shfaqje filmash, shfaqje teatrale dhe koncertin “Klasikja takohet me xhazin dhe tangon”.
Redaktoi Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova