Lajm
Georgi Gospodinov mes favoritëve për çmimin Nobel në Letërsi
Mërkurë 7 Tetor 2026 13:46
Mërkurë, 7 Tetor 2026, 13:46
FOTO: Facebook/Georgi Gospodinov
Madhësia e shkronjave
Shkrimtari i njohur bullgar Georgi Gospodinov është përmendur si një nga favoritët për çmimin Nobel në Letërsi për këtë vit, raporton gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. Fituesi i çmimit pritet të shpallet zyrtarisht më 8 tetor në Stokholm.
Gospodinov është shkrimtari bullgar më i përkthyer dhe më i vlerësuar ndërkombëtarisht. Ai është gjithashtu bullgari i parë që fitoi çmimin prestigjioz letrar International Booker, me romanin “Kohëstrehim”, të përkthyer në anglisht nga Angela Rodel.
Sipas Frankfurter Allgemeine Zeitung, Gospodinov është një nga zërat më origjinalë të letërsisë bashkëkohore botërore. I lindur në vitin 1968 në qytetin Jamboll dhe me banim sot në Sofje, ai njihet për mënyrën e veçantë se si ndërthur poezinë, ironinë dhe melankolinë për të trajtuar Evropën, historinë dhe gjendjen njerëzore. Veprat e tij shquhen për thellësinë, eksperimentimin dhe larminë. Përveç romaneve dhe poezisë, krijimtaria e Gospodinovit përfshin edhe librete operash dhe skenarë.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov
- Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova