Lajm
Mbi 7 milionë turistë kanë vizituar Bullgarinë që nga fillimi i vitit
Mërkurë 7 Tetor 2026 15:20
Mërkurë, 7 Tetor 2026, 15:20
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Që nga fillimi i vitit deri në shtator,
mbi 7 milionë turistë kanë vizituar Bullgarinë, njoftoi zëvendësministrja
përgjegjëse për turizmin, Mariella Modeva. Vetëm gjatë periudhës maj-shtator,
numri i tyre ka arritur në 5,7 milionë, ndërsa më shumë se 3,5 milionë prej
tyre kanë qenë turistë të huaj.
"Bullgaria ka potencialin të jetë
një destinacion turistik gjatë gjithë vitit dhe përpjekjet duhet të
përqendrohen jo vetëm në rritjen e numrit të turistëve, por edhe në cilësinë e
produktit turistik", deklaroi zëvendësministrja gjatë hapjes së Ekspozitës
Ndërkombëtare "Turizmi Kulturor" në Veliko Tërnovo. Ajo shtoi se
interesi për turizmin kulturor dhe historik është në rritje dhe në 21 komuna
është vërejtur një shtim prej 1% i vizitorëve që udhëtojnë për këtë qëllim.
Me rreth 40 mijë pasuri kulturore të paluajtshme, Bullgaria renditet e treta në Evropë pas Italisë dhe Greqisë sipas këtij treguesi, tha më tej Mariella Modeva. Sipas saj, synimi është të rritet cilësia e produktit turistik dhe të ndryshohet perceptimi për Bullgarinë si një destinacion i lirë sezonal. Vendi ka potencialin të tërheqë turistë gjatë tërë vitit dhe rëndësi kyçe ka mënyra se si prezantohen historia, kultura dhe traditat e tij.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva