Gratë dirigjente në qendër të festivalit “Ditët e Muzikës Frymore” në Dobriç

Enjte, 8 Tetor 2026, 06:02

Gratë dirigjente në qendër të festivalit “Ditët e Muzikës Frymore” në Dobriç

FOTO: Facebook/ Духов оркестър гр.Добрич

Madhësia e shkronjave

Festivali treditor “Ditët e Muzikës Frymore” hapet sot në lapidariumin e Dobriçit, një muze në ajër të hapur me artefakte nga epoka antike dhe ajo e hershme bizantine. Edicioni i dytë i tij do të zhvillohet nën moton “Gratë dirigjente të orkestrave frymore”. Në festival do të marrin pjesë Orkestra Frymore e Dobriçit, e drejtuar nga dirigjentja Rosica Bojaxhieva-Vëleva, si dhe Orkestra Frymore e Qytetit të Vidinit, me dirigjente Diljana Cankova.

Përveç formacioneve profesioniste, në skenë do të ngjiten edhe Orkestra Frymore e Nxënësve pranë Shkollës së Mesme “Shën Kliment Ohridski” në Dobriç, nën drejtimin e Borisllav Kapitanovit, si dhe Orkestra Përfaqësuese Frymore e Shkollës Kombëtare të Arteve “Dobri Hristov” në Varna, me dirigjent Ljubomir Aleksandrov. Gjithashtu do të organizohen një punëtori dhe demonstrime muzikore për fëmijë dhe të rinj, si edhe një paradë e pjesëmarrësve në qendër të qytetit.

“Festivali do të prezantojë zhanre dhe ansamble të ndryshme dhe synon të tërheqë vëmendjen ndaj shumëllojshmërisë së muzikës frymore”, deklarojnë organizatorët nga Instituti Komunal i Kulturës “Dobriç” dhe Komuna e Dobriçit.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva