Çifti Jotova - Vëllçev kryeson bindshëm garën presidenciale

Enjte, 8 Tetor 2026, 12:21

Çifti Jotova - Vëllçev kryeson bindshëm garën presidenciale

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Në fillim të fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, gara është e strukturuar rreth një lideri të qartë dhe një pretendenti të dytë të dallueshëm. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi kombëtar sociologjik të agjencisë “Gallup International Balkan”, i zhvilluar në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit.

Presidentja aktuale Ilijana Jotova dhe kandidati për nënpresident Kirill Vëllçev kryesojnë bindshëm me 44,9% mbështetje. Pas tyre renditen ish-kryeministri i përkohshëm Andrej Gjurov dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme në kabinetin e tij, Georgi Kandev, me 24,8%. Në vendin e tretë është çifti presidencial i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov dhe Petër Vollgin, me 10,9%.

Ivan Hristanov dhe Stojanka Çerkezova grumbullojnë 4,1%, Radostin Vasilev dhe Krasimir Manov 2,6%, Nikollaj Nençev dhe Cveta Kirillova 2,1%, Ivajllo Simeonov dhe Kosjo Stojçev 1,7%, ndërsa Ivelin Mihajllov dhe Juliana Mateeva 1,6%.

Analistët paralajmërojnë se rezultati i një balotazhi të mundshëm nuk mund të nxirret mekanikisht nga mbështetja e raundit të parë. Faktorë kyç do të jenë sjellja e votuesve të kandidatëve të eliminuar dhe mobilizimi i elektorateve partiake.

Për zgjedhjet e 25 tetorit pritet një pjesëmarrje më e ulët krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare. Parashikohet që në votime të marrin pjesë mes 2,3 milionë dhe 2,4 milionë votues, ose rreth 36% e qytetarëve me të drejtë vote.


Lexoni më tepër në arkivin tonë: 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva