Shkolla e së dielës “Hristo Botev” në Tiranë hapi dyert për fëmijët bullgarë

Enjte, 8 Tetor 2026, 13:43

Shkolla e së dielës “Hristo Botev” në Tiranë hapi dyert për fëmijët bullgarë

FOTO: Facebook /Посолство на Р България в Тирана

Madhësia e shkronjave

Në shkollën bullgare të së dielës “Hristo Botev” në Tiranë u hap viti i ri shkollor, njoftoi në faqen e saj në Facebook Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri.

“Me buzëqeshje dhe shumë entuziazëm e nisëm vitin shkollor 2026/2027 në Shkollën Bullgare të së Dielës ‘Hristo Botev’ në Tiranë”, shkruan misioni diplomatik.

Nga ambasada shtojnë se, që nga themelimi i saj në vitin 2015, kjo shkollë ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës së komunitetit bullgar në Shqipëri, duke shërbyer si vend për dije, takime, miqësi dhe ruajtjen e lidhjeve me Bullgarinë.

Shkolla e së dielës “Hristo Botev” në Tiranë hapi dyert për fëmijët bullgarë

FOTO: Facebook /Посолство на Р България в Тирана

Për të dytin vit radhazi, shkolla funksionon pranë Ambasadës së Bullgarisë në Tiranë, gjë që, sipas diplomatëve, përbën një vazhdimësi natyrore të angazhimit të tyre ndaj fëmijëve të komunitetit bullgar.

“Falënderojmë mësueset Albana Mata dhe Miranda Bello për përkushtimin dhe mbështetjen, si edhe prindërit për angazhimin dhe besimin e tyre! Ndërsa nxënësve tanë u urojmë kureshtje, frymëzim, njohuri të reja dhe shumë miqësi! Udhë të mbarë në vitin shkollor 2026/2027!”, thuhet më tej në mesazhin e Ambasadës së Bullgarisë.

Shkolla e së dielës “Hristo Botev” në Tiranë hapi dyert për fëmijët bullgarë

FOTO: Facebook /Посолство на Р България в Тирана