Lajm
Të ardhurat e të rinjve me arsim të lartë arrijnë në 1625 euro
Enjte 8 Tetor 2026 15:57
Enjte, 8 Tetor 2026, 15:57
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Të ardhurat mesatare të tatueshme të personave që kanë përfunduar arsimin e lartë në Bullgari gjatë pesë viteve të fundit kanë arritur në 1625 euro. Të dhënat janë pjesë e edicionit të ri të Sistemit të Renditjes së Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2026, i cili u prezantua sot. Pagat e të rinjve me arsim të lartë janë rritur gati tre herë gjatë dhjetë viteve. Në vitin 2016, të ardhurat mesatare ishin vetëm 543 euro. Vetëm gjatë vitit të fundit, ato janë rritur me më shumë se 200 euro, ose rreth 15%, nga 1417 euro në vitin 2025.
Papunësia te të diplomuarit e arsimit të lartë gjatë pesë viteve të fundit është pak mbi 2%.
Gjatë prezantimit u bë e ditur gjithashtu se në dhjetë vitet e fundit është rritur gati dyfish edhe përqindja e studentëve të huaj në Bullgari: nga 4.7% në vitin 2016, në rreth 9% të studentëve aktivë në vitin 2026. Për të dytin vit radhazi, përqindja më e lartë e studentëve të huaj është në degën e Mjekësisë, ku 58% e studentëve vijnë nga jashtë. Sipas këtij treguesi, Bullgaria renditet e para në Evropë.
Redaktoi: Mglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova