Bullgaria i kërkon Shkupit një afat për përmbushjen e angazhimeve ndaj BE-së

Enjte, 8 Tetor 2026, 17:31

Bullgaria i kërkon Shkupit një afat për përmbushjen e angazhimeve ndaj BE-së

FOTO: MPJ

Madhësia e shkronjave

Ministrja e jashtme e Bullgarisë, Velisllava Petrova, u takua me ministrin e jashtëm dhe të tregtisë së jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Korridorin №8 në Sofje. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Jashtme e Bullgarisë.Petrova rikonfirmoi mbështetjen e Bullgarisë për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke respektuar parimin e meritave individuale. Në këtë kuadër, ajo kërkoi informacion mbi afatet kohore brenda të cilave Maqedonia e Veriut planifikon të përmbushë angazhimet e përcaktuara në Konsensusin Evropian të vitit 2022, të cilat janë të nevojshme për nisjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.

Radio Bullgaria rikujton se ndër angazhimet kryesore të Maqedonisë së Veriut është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e vendit, me qëllim garantimin e të drejtave të tyre.

Të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë komunikimin e hapur për çështjet me interes të përbashkët, në nivelin përkatës.


Lexoni më shumë mbi temën në arkivin tonë:


Redaktoi: Mglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova