Dorëshkrime të shekullit X ekspozohen në Sofje në prag të Ditës së Arkivistit

Premte, 9 Tetor 2026, 07:27

Dorëshkrime të shekullit X ekspozohen në Sofje në prag të Ditës së Arkivistit

FOTO: nationallibrary.bg

Madhësia e shkronjave

Dorëshkrime të shekullit X, të shkruara në pergamenë, do të prezantohen më 9 tetor, nga ora 11:00 deri në 14:00, në hollin qendror të Bibliotekës Kombëtare “Shenjtor Kirilil dhe Metodij” në Sofje, në prag të Ditës së Arkivistit, njoftoi institucioni kulturor. Vizitorët do të mund të shohin dy fragmente nga një ungjilli grek i përzgjedhur, që daton nga gjysma e dytë e shekullit X, si dhe një Katër Ungjij armen i vitit 966.

Ekspozita e përkohshme i kushtohet punës së arkivistit dhe studiuesit të dorëshkrimeve, si dhe procesit përmes të cilit gjurmët e veçanta në një dokument mund të zbulojnë historinë e tij.


Redaktoi: Mglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova