Lajm
Trafik i rënduar i kamionëve drejt Turqisë në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”
Premte 9 Tetor 2026 10:06
Premte, 9 Tetor 2026, 10:06
FOTO: BTA (arkiv)
Madhësia e shkronjave
Trafiku është i dendur në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”, në dalje të Bullgarisë drejt Turqisë, për automjetet e transportit të mallrave, njoftoi Policia Kufitare bullgare. Në pikat e tjera kufitare të vendit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë, qarkullimi vijon normalisht.
Më 9 tetor nisën punimet për riparimin e fugave të një ure në rrugën që lidh Kërxhalin me pikën kufitare të Makazës, në kufi me Greqinë. Për shkak të punimeve, në zonën e fshatit Vërben, qarkullimi mbi lumin Vërbica do të zhvillohet në të dy drejtimet, por vetëm në një korsi. Trafiku do të rregullohet me semafor dhe shpejtësia do të kufizohet në 40 km/orë. Më pas, punimet do të zhvendosen në urën pranë fshatit Ptiçar. Puna për riparimin e urave do të vazhdojë deri më 3 dhjetor. Ndërkohë, në autostradën “Marica”, në rajonin e Haskovos, është kufizuar qarkullimi në korsinë e majtë në drejtim të Sofjes, në segmentin midis kilometrave 66 dhe 67. Kufizimi vjen për shkak të dëmtimit të fugës së një ure mbi lumin Harmanliiska, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore e Bullgarisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova