“Mbrëmjet Vjeshtore të Arteve” në resortin e njohur bullgar Sandanski

Dielë, 11 Tetor 2026, 08:00

“Mbrëmjet Vjeshtore të Arteve” në resortin e njohur bullgar Sandanski

FOTO: Facebook /КЛИК

Madhësia e shkronjave

Edicioni i pestë i festivalit “Mbrëmjet Vjeshtore të Arteve – Sandanski” do të mbahet nga 14 deri më 18 tetor, njofton BTA. Organizator është shoqata “KLIK" – Klubi për Letërsi, Art dhe Kulturë në qytetin më të ngrohtë të Bullgarisë, i njohur botërisht si qendër natyrore shëruese dhe resort balnear.

“Mbrëmjet Vjeshtore të Arteve” në resortin e njohur bullgar Sandanski

FOTO: Facebook /КЛИК

Programi do të hapet më 14 tetor me shfaqjen teatrore “Pas Presjes”.

Më 16 tetor do të mbahet një koncert etno-xhaz me pjesëmarrjen e doc. dr. Valeri Dimçevit, studentëve dhe pedagogëve të Departamentit të Muzikës në Universitetin Jugperëndimor “Neofit Rillski”, Brass Band Sandanski, formacionit folklorik për fëmijë “Sllavej”, si dhe ansambleve dhe interpretuesve të tjerë nga rajoni.


“Mbrëmjet Vjeshtore të Arteve” në resortin e njohur bullgar Sandanski

FOTO: Facebook /КЛИК

Programi i 17 tetorit përfshin paraqitje të poetëve vendas, si dhe një ekspozitë karikaturash të karikaturistëve të njohur bullgarë.

Dita e fundit e festivalit, më 18 tetor, do të nisë me shpalljen e fituesve të konkursit “Porta në Fushë”, kushtuar humorit, ironisë dhe imagjinatës krijuese. Gjithashtu është planifikuar një takim-diskutim mbi satirën në krijimtarinë bashkëkohore. Do të ketë edhe një panair libri dhe takime me autorët.

Veprimtaritë do të zhvillohen në vende të ndryshme të Sandanskit, mes të cilave Shtëpia e Kulturës, Bazilika Episkopale dhe parku “Sveti Vraç”.

Hyrja për të gjitha aktivitetet është e lirë.

 

Redaktoi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva