Në Sofje nisi seminari për diplomatët e huaj që sapo kanë mbërritur në Bullgari

Premte, 9 Tetor 2026, 13:19

Në Sofje nisi seminari për diplomatët e huaj që sapo kanë mbërritur në Bullgari

FOTO: Instituti Diplomatik pranë Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë

Madhësia e shkronjave

Diplomatë nga 18 shtete morën pjesë në modulin e parë të edicionit të gjashtë të seminarit hyrës, i cili organizohet për diplomatët e huaj që kanë mbërritur së fundmi në Bullgari. Lajmi u bë i ditur nga Instituti Diplomatik pranë Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë. Seminari u hap nga drejtoresha e Institutit, Tanja Mihajllova, dhe zëvendësministrja e jashtme, Ivanka Tasheva. Ato mirëpritën diplomatët që kanë nisur detyrën në Bullgari gjatë vitit të kaluar dhe theksuan rëndësinë që kanë takimet dhe kontaktet e drejtpërdrejta mes njerëzve në diplomaci.

Në Sofje nisi seminari për diplomatët e huaj që sapo kanë mbërritur në Bullgari

FOTO: Instituti Diplomatik pranë Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë

Tasheva paraqiti edhe përparësitë kryesore të politikës së jashtme të Bullgarisë në këtë periudhë. Ndër to përfshihen forcimi i lidhjeve mes vendeve të rajonit, ruajtja e paqes dhe sigurisë, zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike përmes diplomacisë dhe mbështetja e bashkëpunimit mes shumë shteteve.

Në Sofje nisi seminari për diplomatët e huaj që sapo kanë mbërritur në Bullgari

FOTO: Instituti Diplomatik pranë Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë

Moduli i parë i seminarit iu kushtua historisë së shtetit modern bullgar dhe politikës së tij të jashtme. Vëmendje e veçantë iu kushtua lidhjeve mes vendeve dhe çështjeve të sigurisë në Ballkan dhe në rajonin e Detit të Zi.

Modulet e ardhshme do t’i kushtohen ekonomisë, investimeve dhe turizmit, shkencës, teknologjisë, mediave dhe shoqërisë civile, si dhe kulturës dhe traditave bullgare.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova