BNB-ja hedh në qarkullim monedhë ari kushtuar Shën Ivan Rillskit

Dielë, 11 Tetor 2026, 05:26

BNB-ja hedh në qarkullim monedhë ari kushtuar Shën Ivan Rillskit

FOTO: BNB

Madhësia e shkronjave

Më 12 tetor, Banka Popullore e Bullgarisë do të nxjerrë në qarkullim një monedhë koleksionuese ari kushtuar mbrojtësit qiellor të Bullgarisë, Shën Ivan Rillski. Monedha është pjesë e serisë “Ikonografia Bullgare” dhe ka vlerë nominale prej 100 eurosh. Çmimi i saj në momentin e hedhjes në qarkullim është 1508 euro.

Në traditën ortodokse bullgare, Shën Ivan Rillski Mrekullibërësi nderohet si at shpirtëror, udhërrëfyes dhe mbrojtës qiellor i bullgarëve.

Ai lindi rreth vitit 876 në fshatin Skrino, në malin Osogovska. Mendohet se mori arsimin dhe pranoi jetën e murgut në manastirin “Shën Dhimitri” pranë majës Ruen. Më vonë u largua nga manastiri, u tërhoq në vetmi dhe iu përkushtua agjërimit e lutjes. Ai jetoi si eremit në vende të ndryshme derisa mbërriti në Malin Rilla, ku u vendos deri në fund të jetës së tij, duke themeluar Manastirin e Rillës, faltorja e shenjtë që mbetet edhe sot një shtyllë e besimit dhe identitetit bullgar.

Në vitin 2026 shënohen 1150 vjet nga lindja dhe 1080 vjet nga vdekja e shenjtorit.


Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva