Arkeologët pohojnë se emri i lashtë i Perperikonit ishte Pergam

Premte, 9 Tetor 2026, 18:29

Arkeologët pohojnë se emri i lashtë i Perperikonit ishte Pergam

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Arkeologët kanë shpallur emrin e lashtë të Perperikonit. Në Antikitetin e Hershëm ai quhej Pergam, gjë që konfirmohet nga studimet mbi veprën e gjeografit romak Klaudi Ptolemeu. Zbulimi u njoftua në ditën e fundit të kërkimeve arkeologjike të këtij viti në qytetin shkëmbor, njoftoi korrespondentja jonë në Kërxhali, Valja Apostollova.

Në veprën e tij “Gjeografia”, e shkruar në shekullin II, Klaudi Ptolemeu përmend një qytet të madh në rajonin e rrjedhës së mesme të lumit Arda. Më vonë, vepra e tij u zhduk, por u ruajt nga arabët dhe në shekullin XIII u përkthye në disa gjuhë së bashku me të gjitha hartat që përmbante.

Prof. Nikollaj Ovçarov

Prof. Nikollaj Ovçarov

FOTO: BTA

“Në të gjitha këto harta shfaqet një qytet që ndodhet në zemër të Rodopeve dhe që quhet Pergam ose Pergamon. Do të pyesni: po a nuk ka një Pergam në Azinë e Vogël? Po, sigurisht. Tashmë është vërtetuar se Pergam, ose Pergamon, do të thotë fortesë. Sot ne e dimë se nuk do të gjejmë kurrë më një qytet më të madh se Perperikoni, jo vetëm në Rodopet Lindore, por në të gjithë Rodopet. Tashmë kemi të dhëna se Perperikoni ka qenë një qytet madhështor dhe një qendër e madhe e shenjtë”, tha drejtuesi i gërmimeve në Perperikon, Prof. Nikollaj Ovçarov.

 

Mësoni më shumë për Perperikon nga arkivi i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva