Lajm
Premierat hapin sezonin e ri të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së
Dielë 11 Tetor 2026 11:10
Dielë, 11 Tetor 2026, 11:10
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Një mbrëmje e mbushur me premiera – kjo është ajo që presim nga koncerti i 15 tetorit, në orën 19:00, në Studion e Parë të BNR-së, ku Orkestra e Muzikës Popullore e Radios hap sezonin e ri muzikor.
Sipas traditës, koncertin e hapin solistët që gjatë vitit të kaluar kanë realizuar regjistrime në studiot e regjistrimit të radios. Përveç emrave të njohur, ndër të cilët edhe Stoimenka Nedjallkova – zëri më përfaqësues i krahinës së Pazarxhikut – do të dëgjojmë edhe pesë debutime vokale.
Nedjallko Nedjallkov
FOTO: Ani Petrova
Po aq vëmendje tërheqin edhe instrumentistët që do të interpretojnë si solistë: Darinka Cekova, e cila luan në gëdullka (instrument tradicional me tela), me një pjesë të sajën, të karakterizuar dukshëm nga tradita muzikore e veriut të Bullgarisë; gajdexhiu Kostadin Atanasov me kompozimin e tij „Xhangurica“; si dhe Nedjallko Nedjallkov, në kavall i cili do të prezantojë pjesën e tij më të re.
Rosen Genkov
FOTO: Ani Petrova
Do të njihemi gjithashtu me muzikën e re të formacioneve të vogla instrumentale të orkestrës.
Mbrëmja do të shënohet edhe nga një moment veçanërisht emocionues: për koncertmaestron e Orkestrës së Muzikës Popullore, Rosen Genkov, kjo do të jetë një nga herët e fundit që ai do t’i udhëzojë kolegët e tij në skenë, përpara se të tërhiqet për një pushim të merituar. Ai do të mbahet mend për praninë e tij të fuqishme skenike, energjinë virtuozë dhe ekspresivitetin e sinqertë e të natyrshëm.
Një nga pjesët e tij më të njohura autoriale është „Shopsko nastroenie“ (Humori shop).
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello