Hënë 12 Tetor 2026 08:22
Hënë, 12 Tetor 2026, 08:22
FOTO: sofiamarathon.bg
Madhësia e shkronjave
Atletët kenianë zunë vendet e para në edicionin e 43-të të Maratonës së Sofjes. Në garën për meshkuj, fitoren e mori Kennedy Kipkemoi Rono, i cili përshkoi distancën prej 42,195 kilometrash për 2 orë, 15 minuta e 21 sekonda. Ai konfirmoi formën e mirë në garat e zhvilluara në Bullgari, pasi vitin e kaluar kishte fituar edhe gjysmëmaratonën e Sofjes.
Vendin e dytë e zuri bashkëkombësi i tij, Peter Murithi Wahome, i cili mbërriti në finish 1 minutë e 22 sekonda pas fituesit. Në vendin e tretë u rendit një tjetër atlet kenian, Hillary Kipchumba, me kohën 2 orë, 18 minuta e 1 sekondë.
Në garën për femra, triumfoi Winnie Jebet nga Kenia, e cila vendosi rekord të ri të garës dhe përmirësoi rezultatin e saj personal, duke përfunduar maratonën për 2 orë, 27 minuta e 50 sekonda.
Edhe në këtë kategori, të tria vendet e para u fituan nga atlete keniane. Stella Chepkorir u rendit e dyta me kohën 2 orë e 35 minuta, ndërsa Celangat Sang përfundoi e treta me 2 orë, 35 minuta e 18 sekonda.
Ndër vrapuesit bullgarë, më të shpejtët në maratonë ishin Koljo Rajçinov, i cili u rendit i nënti në garën e meshkujve me kohën 2:29:32 orë, dhe Marinella Nineva, e cila përfundoi e gjashta në garën e femrave me kohën 2:43:11 orë.
Atletët kenianë fituan të gjitha medaljet edhe në gjysmëmaratonë, njoftoi agjencia BGNES.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova