Lajm
Trafiku është i rënduar për kamionët që udhëtojnë drejt Turqisë
Hënë 12 Tetor 2026 09:49
Hënë, 12 Tetor 2026, 09:49
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Trafiku është i rënduar për kamionët në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo”, në dalje drejt Turqisë, njoftoi Policia Kufitare bullgare. Në pikat e tjera kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë, qarkullimi ishte normal.
Nga pasditja e 12 tetorit, në tunelin “Topli Doll”, në autostradën “Hemus”, qarkullimi do të bëhej në të dyja drejtimet përmes tunelit në drejtim të Varnës. Që prej orës 08:00, kufizime ka edhe pranë Shumenit, ku korsia në drejtim të Sofjes është e mbyllur nga kilometri 350 deri në kilometrin 363, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.
Udhëtimi të hënën pritet të vështirësohet edhe për shkak të motit. Në të gjithë vendin është shpallur kodi i verdhë për reshje të dendura shiu. Në disa zona priten shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e fortë nga veriperëndimi.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova