Sofja kërkon moratorium për sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi

Hënë, 12 Tetor 2026, 13:52

Sofja kërkon moratorium për sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi

FOTO: BTA /arkiv

Madhësia e shkronjave

Nevojitet një vendim politik për ndalimin e sulmeve ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi. Kështu deklaroi ministrja e punëve të jashtme, Velisllava Petrova, me mbërritjen e saj në Luksemburg, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian. Ngjarjet tregojnë se lufta po zgjerohet në rajon. Kjo është shumë shqetësuese dhe ne jemi të vendosur të zbardhim të vërtetën dhe të veprojmë së bashku, theksoi ajo. “Duhet të punojmë për vendosjen e një moratoriumi ndaj sulmeve kundër anijeve tregtare. Kjo çështje nuk na prek vetëm ne, por edhe vendet fqinje. E rëndësishme është gjithashtu puna e qendrës së sigurisë në Detin e Zi, për të cilën po bashkëpunojmë me Rumaninë. Nevojiten më shumë veprime të koordinuara. Çështja e Detit të Zi nuk është vetëm një çështje e politikës rajonale; ajo prek të gjitha vendet e Bashkimit Evropian”, përfundoi ministrja, citon Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova