Lajm
“Po”-ja e Robit do të tingëllojë edhe në koncertin e fundit të turneut – në NDK
Martë 13 Tetor 2026 14:15
Martë, 13 Tetor 2026, 14:15
FOTO: Facebook /Robi
Madhësia e shkronjave
Robi – këngëtari dhe autori i këngëve, i cili ka fituar një popullaritet të veçantë kohët e fundit – do ta përmbyllë turneun e tij kombëtar të këtij viti me një koncert më 13 tetor në Sofje, në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Turneu prezantoi albumin e tij të ri, “Gjurmë” (“Следа”), në të cilin 10 nga gjithsej 12 këngët janë të reja dhe të papublikuara deri më tani. Së bashku me Robin, në skenë do të ngjiten edhe Zheko Zhekov (kitarë), Pllamena Nikollova (bateri), Martin Stojanov (bas) dhe Nikollaj Hristov (piano). Shfaqja do të hapet me një interpretim nga një kuartet harqesh, me aranzhime të posaçme të realizuara nga Dimitër Kosev.
Mes këngëve të albumit “Gjurmë” është edhe kënga “Po” (“Да”), të cilën Robi e ka shkruar së bashku me Martin Stojanovin dhe bashkëshorten e tij, Pllamena Nikollovën. Videoklipi i këngës sjell momente shumë intime për Robin dhe Pllamenën nga betimi i tyre martesor, të cilin këngëtari e përshkruan si: “Dita jonë më e bukur”.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski