BE-ja dhe NATO-ja solidarizohen me Bullgarinë pas sulmit të radhës me dronë

Martë, 13 Tetor 2026, 15:45

BE-ja dhe NATO-ja solidarizohen me Bullgarinë pas sulmit të radhës me dronë

FOTO: government.bg

Madhësia e shkronjave

Në biseda telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Kryeministri Rumen Radev bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta për ndalimin e sulmeve ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur mirënjohje për reagimin e shpejtë të Bullgarisë në shpëtimin e marinarëve të rrezikuar, si dhe solidaritet lidhur me sulmet ndaj anijeve tregtare pranë ujërave tona territoriale. Ata kanë shprehur gjithashtu gatishmëri për të ofruar mbështetje aleate për sqarimin e rrethanave që lidhen me incidentet.

Nga ana e tij, kryeministri ka ngritur sërish çështjen e mbështetjes për forcimin e kapaciteteve të vendit për vëzhgimin dhe kontrollin e hapësirës detare dhe ajrore.

Edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, shprehu një qëndrim në të cilin theksohet se Këshilli Evropian është në solidaritet me Bullgarinë pas sulmeve të natës së kaluar dhe se çështja e shtimit të veprimeve hibride të Rusisë do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të BE-së në Bruksel.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva