LAJME

Lajm

Bullgaria, Turqia dhe Rumania bashkë për sigurinë në Detin e Zi

Martë, 13 Tetor 2026, 16:34

Bullgaria, Turqia dhe Rumania bashkë për sigurinë në Detin e Zi

FOTO: Ministria e Mbrojtjes

Madhësia e shkronjave

Ministri i Mbrojtjes, Dimitër Stojanov, u bëri thirrje homologëve të tij nga Rumania dhe Turqia për veprime të përbashkëta që të forcojnë mbikëqyrjen dhe shkëmbimin e informacionit të inteligjencës ndërmjet tri shteteve dhe strukturave të NATO-s. Në një bisedë telefonike me Ministrin rumun të Mbrojtjes Kombëtare, Radu Miruță, dhe me Ministrin turk të Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, ai diskutoi situatën e sigurisë në rajonin e Detit të Zi në sfondin e incidenteve të natës së kaluar, gjatë të cilave u goditën dy anije tregtare, njofton qendra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Situata në Detin e Zi po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar dhe kërkon nga ne, si aleatë, veprime të shtuara dhe të koordinuara. Garantimi i sigurisë dhe i lirisë së lundrimit në rajon është interes i përbashkët dhe përgjegjësi e përbashkët”, tha ministri.

Sipas tij, vetëm nëpërmjet shkëmbimit efektiv të informacionit, mbikëqyrjes së shtuar dhe koordinimit të ngushtë do të jetë e mundur të reagohet ndaj rreziqeve në rritje dhe të mbrohet siguria në Detin e Zi.

Tre ministrat shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të ndërmarrë veprime të koordinuara për garantimin e sigurisë së lundrimit në rajonin e Detit të Zi.

 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva