LAJME

Lajm

Michael Reusch: Për momentin nuk shoh rrezik për aeroportet në Detin e Zi

Martë, 13 Tetor 2026, 17:51

Michael Reusch

Michael Reusch

FOTO: Elizabet Radkova

Madhësia e shkronjave

Për momentin nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për aeroportet e Varnës dhe Burgasit pas sulmeve të sotme me dronë ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi. Këtë e deklaroi për Radio Bullgarinë Michael Reusch, drejtor ekzekutiv i kompanisë “Fraport Bulgaria”, gjatë Forumit të njëmbëdhjetë Hotelier HTIF në Sofje. Sipas tij, kompania që administron dy aeroportet bullgare në bregdetin e Detit të Zi ka vendosur tashmë masa të shtuara sigurie dhe po ndjek nga afër zhvillimin e situatës.

“Sigurisht që kemi vendosur nivele të larta sigurie, pasi jemi pjesë e infrastrukturës publike dhe e programit kombëtar të sigurisë. Po e monitorojmë situatën me shumë vëmendje, por nuk ka arsye për panik. Sipas mendimit tim, për momentin nuk ka rrezik. Aq sa jam në dijeni, autoritetet zyrtare në vend po e ndjekin nga afër situatën në koordinim me partnerët nga NATO dhe BE”, tha Reusch.

Ai theksoi se situata nuk duhet as nënvlerësuar dhe as mbivlerësuar. Sipas tij, sulmet me dronë në Detin e Zi nuk do të ndikojnë në sezonin turistik të vitit të ardhshëm dhe as në zhvillimin e konkursit muzikor Eurovizion, i cili do të mbahet në Burgas.

Michael Reusch bëri këtë koment vetëm pak orë pas sulmit të dytë radhazi me dronë ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, pranë ujërave territoriale bullgare.

Michael Reusch: Për momentin nuk shoh rrezik për aeroportet në Detin e Zi

FOTO: Reuters