Martë 13 Tetor 2026 18:38
Martë, 13 Tetor 2026, 18:38
FOTO: Reuters
Madhësia e shkronjave
Në një njoftim zyrtar,
Ministria e Transportit dhe Komunikacioneve paraqiti kronologjinë e sulmeve me
dronë gjatë natës së kaluar ndaj anijeve tregtare pranë ujërave territoriale të
Bullgarisë.
Anija motorike "CHELSEA-3",
që lundronte nën flamurin e Maltës me një ekuipazh prej 15 personash, u sulmua
në orën 01:15, 17 milje detare në lindje të qytetit Bjalla. Të gjithë 15
anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar. Anija ishte bosh dhe po lundronte nga
porti turk i Giresunit në Detin e Zi drejt Giurgiuleștit në Moldavi.
Anija "HS Dignity", që lundronte nën flamurin e Guinea-Bissaut me një ekuipazh prej 16 personash, u godit nga një dron në orën 01:20 dhe u fundos 17 milje detare në lindje të Shabllës. Edhe kjo anije ishte bosh dhe po lundronte nga Algjeria drejt qytetit rumun Brăila. Pesë marinarë kanë mbijetuar.
Anija "HS DIGNITY"
FOTO: marinetraffic.com
Fillimisht mediat raportuan se anija e goditur pranë Krapecit dhe Shabllës ishte “Azov Concord”, por më pas Ministria e Transportit sqaroi se ajo, së bashku me anijen “Scandi Asrter”, kishte marrë pjesë në operacionin e shpëtimit dhe kërkimit të ekuipazhit të anijes së fundosur "HS Dignity".
Më herët, Ministri i Mbrojtjes, Dimitër Stojanov, njoftoi për gjashtë të mbijetuar. Ata pritet të transportohen në Varna rreth orës 19:00.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
- Michael Reusch: Për momentin nuk shoh rrezik për aeroportet në Detin e Zi
- Bullgaria, Turqia dhe Rumania bashkë për sigurinë në Detin e Zi
- BE-ja dhe NATO-ja solidarizohen me Bullgarinë pas sulmit të radhës me dronë
- Përshkallëzimi i luftës po e shndërron Detin e Zi në një zonë ushtarake
- Radev: Do të bisedojmë me Turqinë dhe Rumaninë për sigurinë në Detin e Zi
- Dy anije të tjera tregtare u goditën pranë ujërave territoriale bullgare
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva